Falas me llogari

Adnan Kafazi

Komedi · Krim2023Një film nga Genc Berisha

Pas dy vitesh në Meksikë, një grup gangsterësh kthehet në Kosovë dhe zbulon se qyteti tashmë kontrollohet nga Adnan Kafazi. Përballë një kundërshtari më të fortë, forca nuk mjafton: këtë herë u duhet një plan.

Shiko më shumëParaqitje pa zë

Kinemaja e Kosovës, e kuruar nga Fluska.

01 / NË EKRAN

Filma

Tre filma falas me llogari. Histori që ia vlen t’i shohësh.

Shiko të gjithë
Me mujt me bo e kishim bo

FILM I SHKURTËR · 26 MIN

Me mujt me bo e kishim bo

Dy aktorë bisedojnë për mundësinë e realizimit të një filmi të suksesshëm në Kosovë. Njëri numëron pengesat, tjetri vazhdon të ëndërrojë. Mes tyre qëndron pyetja: a mund t’ia dalin?

Regjia Genc Berisha
Shiko më shumë

Stand-up

Nga skena e Prishtinës.

Shiko të gjitha

03 / PERSONAZHET

Alesia XhemalajArjanit MarmullakuArmend BalokuArmond Morina

ADNAN KAFAZI

Një kast. Shumë karaktere.

Njih aktorët

Një film nuk përfundon kur mbyllen titrat.

Duhet të ruhet, të prezantohet dhe të gjejë publikun e vet. Mëso pse po e ndërtojmë Fluskën dhe si mund të bëhesh pjesë.

Pse po e bëjmë këtë

Para se të shtypësh play.

Llogaria, filmat dhe mbështetja. Përgjigjet, në një vend.

Qendra e ndihmës
Cilët filma janë falas?

Adnan Kafazi, Diamanti dhe Zonjusha janë përzgjedhja jonë falas. Krijo llogari ose hyr me email; nuk kërkohet kartë bankare.

Pse duhet llogari?

Llogaria e lidh qasjen me ty. Regjistrohesh me email dhe e verifikon para shikimit. Nuk kërkohet kartë për titujt falas.

Si filloj ta shikoj?

Krijo llogarinë, verifiko emailin dhe zgjidh një film falas ose një titull me pagesë.

A duhet të mbështes artistët për të parë një film?

Jo. Kontributet janë krejtësisht vullnetare. Nuk janë kusht për shikimin e përzgjedhjes falas dhe nuk blejnë qasje në titujt me pagesë.

Si funksionojnë titujt me pagesë?

Çmimi shfaqet në faqen e titullit. Pas pagesës së sigurt në Stripe, filmi lidhet me llogarinë tënde për 72 orë. Ndalimi ose rishikimi nuk e rinis afatin.

Ku i gjej titujt që kam ruajtur?

Te Të preferuarat. Ruajtja e një titulli nuk është blerje dhe nuk hap transmetimin.

A mund t’i shkarkoj filmat?

Jo. Filmat do të shikohen përmes transmetimit në pajisje të mbështetura. Qasja mund të ndryshojë sipas territorit dhe të drejtave të titullit.

Çfarë ndodh me emailin tim?

Emaili përdoret për llogarinë, verifikimin dhe njoftimet e nevojshme të shërbimit. Regjistrimi nuk do të thotë automatikisht pëlqim për email marketing.